Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Policia në Britani shpëton drerin e ngecur në një gardh metalik

Policia në Britani shpëton drerin e ngecur në një gardh metalik

Policia në Britani ka shkuar për të shpëtuar një dre, i cili kishte mbetur në mes të hekurave të një gardhi metalik.

Policia e West Bassetlaw tha në një postim në Facebook se oficerët iu përgjigjen zonës Worksop pas një raportimi ku thuhej se një kafshë ka ngecur, shkruan Upi të martën.

Raporti bëri të ditur se kur oficerët liruan drerin nga gardhi, ai duke vrapuar u përplas dhe i shkaktoi vetës lëndime.

“Me ndihmën e ekipeve të nevojshme dreri u mor dhe do të trajtohet për lëndime, përpara se të lirohet përsëri në habitatin e tij natyror", thuhet në njoftim.