Policia indiane ka thënë se ka larguar me sukses nga stomaku i një gruaje 106 kapsula të kokainës, e cila dyshohej se ishte duke tentuar të kontrabandojë drogë në këtë shtet.
Gruaja 25 vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia.
Ajo është raportuar të ketë kaluar javën e kaluar në një spital duke u trajtuar si pasojë e kokainës.
Droga është thënë se ka vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.
Policia ka thënë se beson që gruaja ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.
Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës, Hindustan Times se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.
-
Arrestohet në Zagreb me 1 kg kokainë në lukth, 10 ditë piu laksativë për ta nxjerrë
-
Murgjit budistë kapen me 110 kilogramë kanabis në aeroport
-
Gruaja kapet në aeroportin e Indisë me afro 1 kg kokainë, i kishte fshehur në paruke
-
Policia sekuestron kokainë mijëra euroshe dhe para, arreston një person
-
Kapet kokainë me vlerë 5 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali