Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Policia “arreston” kangurin

Forcat policore kanë arrestuar një të dyshuar të pazakontë, tek kërcente rrugëve të Floridas.

Pasi e mori informatën për një kangur që vraponte vërdallë, policia e Fort Lauderdales ia doli që ta kapte kafshën dhe ta fuste atë në veturën policore. Dhe pas kësaj kanguri u dërgua në një hangar, ku kjo agjenci policore i mban kuajt e saj.

Anthony Macias, i cili pretendon të jetë pronari i kangurit, shpreson që ta kthejë në shtëpi kafshën e tij, porse policia e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, pasi vendbanimi nuk konsiderohet zonë e përshtatshme për kangurët.

“Po e hidhja bërllokun në shportë dhe nuk e kisha mbyllur derën. Mendoj se kështu kanguri ka arritur të dilte nga shtëpia”, ka thënë Maciasi.

E ai tani pret që policia t’ia rikthejë kangurin që ai e mbante në shtëpi prej kohësh.