Një 13-vjeçar në Londër është rrethuar nga policët pasi e ngatërruan armën e tij të ujit me armë të vërtetë.
Policët e lëshuan përtokë djalin dhe ia vendosën prangat ndërsa ia drejtuan armët, raportoi SkyNews.
Ai u arrestua nën dyshimin për armëmbajtje, por më vonë u lirua.
Shoqata për përgjegjshmërinë e Policisë e ka dënuar trajtimin ndaj djalit, duke theksuar se arma e ujit dukej qartazi se ishte lodër.
Ai po luante me motrën e tij më të vogël kur një patrullë policie raportoi për incident potencial me armë.
Një prej armëve lodër ishte kaltër e bardhë dhe tjetra rozë e bardhë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet një 13-vjeçar dhe plagosen disa të tjerë në një sulm me shpatë në Londër
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Nxënësi 13-vjeçar kapet me armë zjarri në shkollë në Ferizaj
-
I mituri publikon foto me armë, familjari pas intervistimit e dorëzon në Polici
-
14-vjeçari kapet me armë në Ferizaj