Një djalë që u paraqit në stacion të policisë me vetëm një thes bërlloku, pati një Krishtlindje për të mbajtur në mend, pasi zyrtarët policorë mblodhën para për t’i blerë atij dhurata, shkruan “Daily Mail”.
12-vjeçari ishte paraqitur në një stacion policor në Nottingham. Stafi mblodhi 130 funte për t’i blerë dhurata, përfshirë veshje futbolli, pajisje për të luajtur golf e po ashtu rroba tjera.
Djaloshi është dërguar në shtëpi kujdesi.
Megan Barnard, nga Policia e Nottinghamshiret, ka treguar për ngjarjen.
“Ky rast vërtetë na preku të gjithëve pasi dëgjuam storien e djaloshit. Ne vendosëm të mblidhnim ca para e të siguroheshim që ai të ketë diçka për të hapur në Krishtlindje. Është e jashtëzakonshme që të gjithë u bëmë bashkë dhe mblodhëm para për të blerë djalin të qesh dhe për t’i bërë dhurata që i duheshin dhe donte”, ka thënë Barnard.
-
Sa ishte vlera financiare e sendeve të vjedhura nga anglezët?
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Ferizaj, tre fëmijë dorëzojnë në polici një portofol me para e dokumente
-
Një 10-vjeçar dorëzon në Polici portofolin me mbi 1 mijë euro
-
10-vjeçari telefonoi Policinë, kërkoi ndihmë për zgjidhjen e një detyre matematikore