Kompania amerikane e prodhimit të armëve të zjarrit “Culper Precision” është vënë në qendër të kritikave pas prodhimit të një pistolete të re Glock që ngjan shumë me një lodër fëmijësh të krijuar me Lego.
“Culper Precision” reagoi menjëherë pas këtyre zërave duke thënë se pistoleta e saj e re e quajtur “Block19” është krijuar thjesht për kënaqësinë sportive të qitjes.
Por kompania daneze Lego nuk mendon kështu dhe ka kërkuar nga “Culper Precision” që të ndërpresë prodhimin e armës që është e mbuluar me pjesë Lego.
Shumë organizata kundër armëve të zjarrit gjithashtu kanë kërkuar tërheqjen e kësaj pistolete pasi mund të jetë shumë e rrezikshme për fëmijët pasi mund ta ngatërrojnë fare lehtë me një lodër. \a2news
-
Lego zbulon blloqet e mençura të mbushura me teknologji, shqetësohen ekspertët
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve
-
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
-
Gwyneth Paltrow me dhuratë të jashtëzakonshme për diplomimin e fëmijëve
-
Gjermania rikthen përpjekjet për të blerë raketat amerikane Tomahawk