"Pishinat pa gravitet", metodë kjo moderne e preferuar për trajtimin e stresit, lodhjes dhe dhimbjeve, çdo ditë e më shumë po bëhet më e popullarizuar në SHBA.
Qendra e Meditimit "Float Sixty" e hapur në Chicago nga sipërmarrësja amerikane Gloria Irwin duke u inspiruar nga Deti i Vdekur, ka pranuar kërkesa të shumta nga amerikanët, në mesin e të cilëve ka sportistë, aktorë dhe biznesmenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTerapia, që, sipas tekstit që e transmeton AA, thuhet të jetë shumë e dobishme për disa sëmundje, përfshirë dhimbjen e nyejve, stresin dhe lodhjen, zbatohet në pishina pa gravitet të përgatitur duke përzier në 750 litra ujë 450 kilogramë kripë "epsom" (sulfat magnezi).
Klientët përjetojnë një përvojë të veçantë duke kaluar 60 ose 90 minuta në pishinat brenda suitave speciale të izoluara me zë dhe ujë.
Pas kënaqësisë në pishinat pa gravitet, vizitorët kalojnë për të pushuar në odat e meditimit në shoqërim të çajit, ku muret janë të dekoruara me vizatime dhe shkrime që përshkruajnë ndjenjat e tyre.
Qendra po ashtu pritet të fusë në përdorim edhe meditimin me realitet virtual, testet e të cilit janë duke vazhduar.
Gloria Irwin, pronarja e qendrës, për AA tha se terapia që zbatohet në pishina me nivel të lartë të sulfatit të magnezit ka shumë efekte në trupin e njeriut, përfshirë edhe sistemin nervor. Irwin tregon se terapia përmirëson kualitetin dhe kohëzgjatjen e gjumit, ka tipar qetësues dhe largon dhimbjet e nyejve dhe muskujve, duke paralajmëruar hapjen e një dege të re të qendrës për t'i kënaqur kërkesat e mëdha.
Ndërkaq, Jennifer McCord, nënë e dy fëmijëve dhe kilente në këtë qendër, theksoi se terapinë që ka pranuar si dhuratë për ditëlindje është duke e provuar për herë të parë. "Ndihem shumë më komod se sa që mendoja. Kjo është një gjë për të cilën kam pasur nevojë prej një kohe të gjatë. Ua rekomandoj të gjithëve", thekson ajo.
Ndryshe, Deti i Vdekur njihet si liqeni me gravitetin më të ulët dhe më i kripshëm në botë, me shkallë të kripës mes 28 dhe 33 për qind. Thuhet se kripa në Detin e Vdekur ka tipare që bëjnë lëkurën të lëmuar, ripërtërijnë qelizat dhe shkrijnë shtresën dhjamore.
Po ashtu, theksohet se në Detin e Vdekur ka 29 lloje të mineraleve, siç janë magnezi, natriumi, kaliumi, bromidi, jodi, seleni, sulfuri dhe mangani dhe për këtë arsye ka dobi për shëndetin e trupit. Deti i Vdekur çdo vit vizitohet nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj.