Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Përralla në mur” kthen diçka të mërzitshme në bukuri dhe atraksion turistik

Murali gjendet në një qytet të vogël në komunën e Poznanit në Poloni, ishte pjesë e nismës që synonte të promovonte Poznanin.

Ideja erdhi nga Gerard Cofta, kryetari i këshillit të qytezës. Ai e gjeti frymëzimin në një fotografi të asaj pjese e bërë në vitet 1920. Iu drejtua një artisti, Radosław Barek, për ta ndihmuar ta sjellë në jetë vizionin e tij.

Image

Me mbështetjen e Fondacionit Puenta dhe një investitor privat, ata ia dolën të gjallërojnë një mur të mërzitshëm në cep të rrugëve Śródka dhe Rynek Śródecki. Jo vetëm që murali kishte qëllime dekorative, por gjithashtu synonte të nderonte historinë dhe jetën e njerëzve që dikur ishin një pjesë jetike e atij komuniteti e rrethi.

Śródka në të vërtetë ka qenë një qytet i pavarur në shekullin e 15-të. Ajo u integrua si pjesë e Poznanit në vitin 1800. Tani vepra e artit në mur është një kujtim i lavdisë së saj të dikurshme me mjeshtrit dhe tregtarët e saj, të cilët nuk jetojnë më.

Image

Vepra artistike përshkruan disa shtëpi shumëngjyrëshe, por përveç tyre, aty shihet edhe një kalorës krenar mbi kalë që mban mburojën me një shqiponjë të bardhë. Emri i atij njeriu është Wladysłaë Odonic. Ai ishte Princi i “Polonisë së Madhe” që i dha Śródkës një statut të qytetit në vitin 1231. Një siluetë e maces në maje të çatisë, është një simbol i rëndësishëm për Śródkan.

Image