Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Për 69 vjet jetuan bashkë, çifti ndërron jetë dorë-për-dore

Pas 69 vitesh martesë lidhja e një çifti mund të jetë kaq e fortë sa për të jetuar bashkë deri në frymën e fundit.

Ka ndodhur në një spital në Çikago, ku çifti argjentinas, Teresa 89 vjeçe dhe Isaac Vatkin, 91 vjeç, ndërruan jetë duke u mbajtur për dore vetëm me 40 minuta distancë.

Për të dy nuk kishte më shpresa mbijetese dhe shtretërit e tyre u vendosën në të njëjtën dhomë, ku qëndruan për dore deri në sekondën e fundit, shkruan KP.

Image

Djali i tyre, Leo Vatkin ka publikuar fotot e prindërve të tij si foto profili dhe kopertinë në Facebook, në kujtim të prindërve.

Vajza, Klara në funeral theksoi fuqinë e dashurisë së tyre të pamatur.

“Nuk doja t’i humbja, por nuk mund të kërkoja më mirë se kaq, vdiqën për dore”, tha nipi i çiftit William.

Artikuj të ngjashëm