Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti i martuar për 70 vite vdes duke mbajtur dorën e njëri tjetrit

Një çift, që të dy në të 90-tat e të martuar për 70 vite kanë vdekur së bashku në spital, brenda pak minutash.

Norma June Paltell 90 vjeçe e bashkëshorti i saj 92 vjeçarë Ernest Platell, kanë vdekur brenda pak minutash larg njeri tjetrit, transmeton koha.net.

Norma ka vuajtur nga Alzhaimeri e Francis ishte i hospitalizuar për shkak të lëndimeve nga rrëzimet e shpeshta.

Ata kanë ndarë një dhomë në shtëpinë e kujdesit, e kanë afruar shtretërit për të mbajtur dorën e njëri tjetrit.

Norma po merrte frymë me vështirësi, e Francis ishte i shqetësuar.

Për këtë infermieria u kthye në dhomën e tyre pas 10 minutash për të parë se si ishin ata.

Edhe Burrë e grua me 70 vjet martesë, vdiqën brenda pak minutash nga COVID-19, tri ditë para vaksinimit Botë Burrë e grua me 70 vjet martesë, vdiqën brenda pak minutash nga COVID-19, tri ditë para vaksinimit

E brenda këtyre minutave, që të dy ata kishin vdekur.

Çertifikatat e tyre të vdekjes dhe koha e vdekjes së tyre janë identike.

{gallery}