Kur Richard Ogilvy vendosi që krejt pensionimin e tij ta kalonte duke riparuar një jaht, dëshira e vetme ishte që ta shihte edhe një herë duke lundruar.
Pa përmendur 15 mijë eurot që i shpenzoi për riparim – ëndrra e tij më në fund dukej se ishte e mundshme.
Por posa u vendos në ujë, vizioni nostalgjik i 75-vjeçarit u zhduk për pesë minuta, kur jahti filloi të fundosej.
Në atë që po konsiderohet si udhëtimi më i shkurtë në histori, Ogilvy u shpëtua nga një peshkatar që gjendej aty afër, transmeton Koha Ditore.
“Të qarat ishin shumë të mëdha sesa mendova dhe uji filloi të hynte brenda. Mezi patëm kohë që të dilnim”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden katër persona të vdekur e pesë të gjallë pas mbytjes së jahtit në Detin e Kuq
-
Çifti amerikan shet pasurinë dhe zgjedh të shëtisë rreth botës
-
Shpëtohet 25-vjeçari që kishte humbur në det prej 35-orësh
-
15 orë në det, shpëtohet burri që ra nga anija
-
Nautilus, superjahti që mund t’i kalojë katër ditë nën ujë