Qyteti Rio de Janeiro ka prezantuar pemën lundruese të Krishtlindjes, duke nisur zyrtarisht sezonin e festave të fundvitit në plazhin e këtij qyteti brazilian.
Mijëra turistë dhe banorë vendas janë bërë bashkë në lagunën Rodrigo de Freitas, për të parë ndezjen e dritave dhe një seri fishekzjarrësh.
Tubimi i përvitshëm është joshës për turistët që vijnë çdo herë në këtë festë, transmeton KTV.
Për herë të parë, pema lundruese u prezantua në vitin 1996.
Ndezja e dritave të kësaj peme është një prej ngjarjeve kryesore të Rios pas karnavalit të famshëm dhe pritjes së vitit të ri në plazhin e njohur Copacabana.
Artikuj të ngjashëm
-
Rio de Janeiro vendos rekordin botëror për festën më të madhe të Vitit të Ri
-
Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes gjendet në Abu Dhabi
-
Kuraçao shkon në stërvitje me “festë të veçantë”
-
Shakira mblodhi dy milionë njerëz në koncertin falas në Copacabana të Brazilit
-
Zjarri dëmton çatinë e velodromit olimpik të Rios