Hulumtuesit e Universitetit të Stanfordit, kanë zhvilluar një robot që bën lëvizje të ngjashme me një pëllumb.
Ky robot pëllumb mund të shërbejë si frymëzim për gjeneratën e ardhshme të robotëve fluturues.
Hulumtuesit kanë analizuar se si zogjtë me dinamikë mund ta ndryshojnë pozitën e krahëve gjatë fluturimeve, transmeton KTV. E këto lëvizje janë shumë më të komplikuara sesa ato të aeroplanëve.
Roboti “PigeonBot” posedon aftësi të vërteta të një zogu.
“Aftësia e një aeroplani për të ndërruar pozitë të krahëve është më pak e sofistikuar krahasuar me fluturimin që realizojnë lakuriqët dhe zogjtë”, ka thënë hulumtuesi Lentink.
Edhe
Sekreti i orientimit të pëllumbave mund të jetë i fshehur në mëlçi
Ndryshe prej rrahjes së krahëve, ata të robotit përdorin një teknikë si të krahëve të zogjve.
Hulumtuesi ka thënë se me këtë robot, po tentojnë që dinamikën e krahëve dhe ndryshimin e tyre gjatë fluturimit, ta përfshijnë në robotët e rinj fluturues.