Qindra besimtarë katolikë e kanë kaluar natën në Kishën e “Shna Ndout” në Laç. Mbrëmja e së mërkurës ka mbyllur pelegrinazhin e përvitshëm 13-javor në këtë vend të shenjtë, i cili kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor. Besimtarët thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë tek kisha e Laçit.
Kalimi i natës në ambientet e kishës së Laçit bëhet në emër te sakrificës dhe falenderimeve që i drejtohen shenjtorit Shna Ndou.
Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, kurse pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca. /ABC News
Artikuj të ngjashëm
-
Disa të plagosur nga të shtënat në Laç
-
Palestinezët ndjekin të qetë edhe lutjet e të Premtes së fundit të Ramazanit
-
Pelegrinët tregojnë se u vodhën nga sulmuesit e armatosur në Manastirin e Banjskës
-
Klerikët fetarë kërkojnë lejeqëndrim, ende s’janë intervistuar nga Policia
-
Gratë që ecën për nëntë ditë për të arritur te Papa