Një patë ka zënë vend në një universitet prestigjioz kinez pasi pronarja e saj bëri shaka se nuk mund ta gatuante.
Në një postim publik në Weibo, një grua e quajtur Wu ka deklaruar se ishte brengosur se nuk i lejohej të kujdesej për “Gugun” kur kishte ndërruar ambient.
Ajo kërkoi ndihmë nga Universiteti Shanghai Maritime.
Universiteti u përgjigj shpejtë duke njoftuar se “Gugu” ka siguruar vend në ambientin e Universitetit.
Ajo në kërkesën për Universitetin kishte thënë që i duhej ta jepte patën sepse nuk mund ta gatuante atë.
Postimi i Wusë u bë viral në rrjetin social kinez duke zgjuar reagime të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm