Një gjë e çuditshme e gjetur në ushqimin e një shkolle në Kinë u zbulua se ishte kokë e miut, kanë thënë autoritetet kineze, duke rrëzuar pretendimet e mëhershme se ishte qafë rose.
Skandali ka shpërfaqur nivelet e thella të mosbesimit të publikut në qeverisjet lokale kineze, përpjekjet e të cilëve për të mbuluar lajmet negative, shpesh kanë rezultuar me ndryshe.
Lajmi mori bujë më 1 qershor kur një student zbuloi diçka të çuditshme në pjatën e tij të vaktit të shkollës, shkroi CNN.
Në një video që u shpërnda, studenti shihet që e kap gjënë me qime të errëta me shkopinjtë e tij dhe ankohet te stafi se kishte gjetur një kokë miu.
“Është ushqim rose”, ishte përgjigjur një punonjëse.
“A nuk është ky dhëmb miu”, i kishte thënë studenti.
Edhe
Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë
Videoja u bë virale dhe shkaktoi trazira në Kinë, ku siguria e ushqimit për shumë gjatë ka qenë çështje problematike.
Ekspertët e kafshëve të deleguar nga Qeveria e Jiangxi, ekzaminuar videot dhe fotot dhe përfunduan se ishte kokë brejtësi.