Një gabim në një spital të Spanjës ka bërë që të ndërrohen dy foshnja vajza 20 vjet më parë. Kjo u zbulua kur një nga vajzat zbuloi rastësisht përmes një testi të ADN-së se ajo nuk ishte vajza e prindërve të saj të supozuar.
"Ishte një gabim njerëzor dhe ne nuk kemi qenë në gjendje të zbulojmë se kush ishte fajtori", ka thënë Sara Alba, shefe shëndetësore për rajonin verior La Rioja të Spanjës, në një konferencë shtypi të martën.
"Sistemet atëherë ishin të ndryshme dhe nuk ishin aq të kompjuterizuara sa janë tani", shtoi Alba, duke ofruar garanci se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë përsëri.
Të porsalindurat u ngatërruan në vitin 2002 pasi kishin lindur me pesë orë diferencë në një spital në La Rioja. Të dyja ishin në inkubatorë sepse kishin lindur nën peshë, shkruan AP.
Vajza, tani 19 vjeçe, e cila së pari zbuloi se i ishte dhënë prindërve të gabuar, kërkon kompensim prej 3 milionë eurosh nga autoritetet lokale shëndetësore.
Vajza tjetër që iu dorëzua prindërve të gabuar është informuar për gabimin, po ashtu.
-
Pas 19 vjetësh një vajzë zbulon se u shkëmbye gabimisht me një bebe tjetër në spital
-
Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe
-
Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm
-
Klinikat e fertilitetit në Qipron Veriore u dhanë familjeve spermën e gabuar
-
Dy gra austriake që u ndërruan në lindje takohen pas 35 vjetësh