Një 42 vjeçare në Nigeri lindi 5 fëmijë binjakë pas 18 viteve pritje.
Fëmijët, dy vajza dhe tre djem lindën më 17 prill me operacion cezarian dhe si e ëma e tyre, e identifikuar si Uchenna Okeigbo, dhe fëmijët gëzojnë shëndet të mirë.
Në një intervistë për medie ajo falënderoi Zotin për dhuratën e madhe ndërsa shtoi: “Nuk është e lehtë të rrisësh 5 fëmijë njëherësh”.
Babai i tyre është në moshën 47-vjeçare dhe e quajti momentin më të bukur të jetës së tyre.
“Falënderoj bashkëshorten që tregoi respekt gjatë 18 viteve tona pa u zënë një herë me mua. Gjithashtu i jam falënderues familjes së saj që qëndroi pranë nesh”, tha ai.
Gjithashtu, burri i bëri thirrje qeverisë por dhe shoqatave ta ndihmojnë për të rritur 5 fëmijët e tij./noa.al
-
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
-
Një fotografi e vjetër e bëri Josh Duhamel të kuptojë një detaj të pazakontë për gruan e tij
-
Birësuan një foshnjë nga Indonezia, tani rrezikojnë ta humbin pas hetimeve për trafikim
-
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
-
Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan