Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Parfumi i Elon Muskut shitet 20 mijë copë për 22 orë

Çdo gjë që lidhet me Elon Muskun ose markën e tij kryesore, Tesla, shpejt bëhet një bestseller. Nuk ka rëndësi nëse janë pantallona të shkurtra, shishe të tekilave apo flakëhedhës. Nëse njeriu më i pasur në botë e promovon atë, mund të jeni të sigurt se njerëzit do ta blejnë me shumicë.

Shembulli i fundit është parfumi i Elon Muskut i quajtur “Burnt Hair”. Kushton 100 euro dhe për më pak se 24 orë janë shitur 20 mijë shishe.

Parfumi është, sipas vetë Muskut, një "produkt omnigender" dhe vjen në një shishe qelqi të kuq. Përkthimi i tij do të ishte "flokë të djegur" dhe dërgesat për ata që e kanë blerë tashmë do të fillojnë vetëm në tremujorin e parë të 2023.

Drejtori i Teslas njoftoi përmes kanalit të tij të preferuar të komunikimit, Twitter, se parfumi mund të blihet edhe me Dogecoin dhe disa orë pas fillimit të marketingut, ai njoftoi se tashmë ishin shitur 10,000 shishe.

Kjo shifër u rrit në 20,000 në vetëm 22 orë. Kjo do të thotë se, nëse parfumi shitet për 100 euro, që nëse shumëzohet me 20 mijë, arrin në 2.05 milionë euro në total.

Tesla, natyrisht se nuk qëndron prapa këtij produkti. Një kompani tjetër është përgjegjëse për këtë.

Në fakt është trend i viteve të fundit, që markat e njohura të veturave të nxjerrin edhe parfume, por edhe produkte të tjera, kryesisht alkoolike. /autoblog

Artikuj të ngjashëm