Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Paraardhësit e hershëm njerëzorë ishin ushqyer me gji gjatë vitit të parë të jetës

Analiza e re e dhëmbëve të njerëzve të lashtë homininë tregon se Australopithecus africanus, një nga paraardhësit më të hershëm njerëzorë, i ushqyen me gji fëmijët e tyre gjatë vitit të parë të jetës së tyre.

Duke e analizuar përbërjen elementare të dhëmbëve të një bebe dy milionë vjeçare të gjetur në Afrikën e Jugut, shkencëtarët konfirmuan se bebet Australopithecus africanus kryesisht konsumonin qumësht të gjirit nga foshnjëria e deri në ditëlindjen e tyre të parë.

Pas vitit të parë, shkencëtarët e identifikuan një model ciklik të ushqyerjes. Gjetjet, të detajuara ditë më parë në revistën “Nature”, sugjerojnë se nënat i plotësuan ushqimet e mbledhura me qumështin e gjirit.

"Për herë të parë kemi fituar njohuri të reja për mënyrën se si paraardhësit tanë i rrisnin të vegjlit e tyre dhe se si nënat duhej ta plotësonin ushqimin e ngurtë me qumështin e gjirit kur burimet ishin të pakta", tha në një njoftim Joannes-Boyau, gjeokimist në Universitetin Southern Cross në Australi.

Gjetjet u ofrojnë shkencëtarëve njohuri të reja për evolucionin e "kujdesit të zgjatur prindëror" në mesin e paraardhësve të hershëm njerëzorë. "Këto zbulime për herë të parë sugjerojnë për ekzistencën e një lidhjeje të gjatë nënë-foshnje tek Australopithecus", tha Luca Fiorenza, ekspert në evolucionin e ushqyerjes njerëzore në Biomedicine Discovery Institute të Universitetit Monash. "Kjo na shtynë të mendojmë për organizimet shoqërore në mesin e paraardhësve tanë më të hershëm".

Për t’i studiuar dhëmbët e lashtë, shkencëtarët e përdorën një laser për t’i avulluar copëzat mikroskopike nga sipërfaqja e dhëmbit. Hulumtuesit e përdorën një spektrometër të masës për t’i identifikuar nënshkrimet kimike të mostrave të avullit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)