Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Para se të mbushë 100 vjeç, gruaja realizon ëndrrën për të skijuar

Organizata e quajtur “Ski for Light” ia ka bërë Edyth Warne ëndrrën për të skijuar realitet.

Warne vendosi të bënte disa gjëra nga lista e dëshirave para ditëlindjes së 100-të dhe vendosi që të shkonte për skijim në malet në South Dakota.

Nipi i saj tha se ajo ishte përballur me paaftësi fizike gjithë jetën.

Anëtarët nga organizata u siguruan që Edyth të ishte e sigurt para se të lëshohej në skijim, duke e asistuar. Ata përfunduan me jo vetëm një herë, por tri herë.

Kjo organizatë punon për t’u mundësuar njerëzve me ndonjë paaftësi, të përjetojnë skijimin.