Ashtu siç është tradita, Papa Françesku kreu ritualin e hershëm të Javës së Shenjtë, larjen e këmbëve që paraardhësit e tij e kishin kufizuar vetëm tek meshkujt katolikë.
Ai zgjodhi të vizitonte burgun e vendosur në fortesën e shekullit të XVI në Paliano, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias. Françesku mbajti një meshë përpara rreth 70 të burgosurve atje. Pjesë e shërbesës ishte dhe larja e puthja e këmbës së djathtë të 12 të dënuarve, gjest ky që kremton përulësinë e treguar nga Jezu Krishti ndaj 12 apostujve të tij natën përpara se të vdiste në kryq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVatikani sqaroi se 3 prej këtyre personave ishin gra. Një prej të dënuarve ishte shqiptar, 10 të tjerë italianë dhe i fundit, një argjentinas nga vendlindja e Papës, i cili i pati dërguar dhe një letër Atit të Shenjtë.
Dy prej këtyre njerëzve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet të lirohen ndërmjet 2019-s dhe 2073-shit. Burgu i sigurise së lartë i është rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta.
Papa Françesku i ka dënuar me forcë grupe të tilla, pjesëtarët e të cilëve i konsideron adhurues të Djallit.