Botë

Papa: Të ndalohet krimi i gjymtimit të femrave

papa Francesku

“Si ka mundësi që sot në botë nuk mund ta ndalojmë tragjedinë e gjymtimit të vajzave të reja?”- pyeti ai, duke iu referuar prerjes rituale të organit gjenital të jashtëm të një vajze. “Është e tmerrshme që sot ekziston një praktikë që njerëzimi nuk është në gjendje ta ndalojë. Është një krim. Është një vepër kriminale!”

Papa Françesku e quajti gjymtimin gjenital të femrave “krim” dhe tha se lufta për të drejtat, barazinë dhe mundësitë e grave duhet të vazhdojë për të mirën e shoqërisë.

“Si ka mundësi që sot në botë nuk mund ta ndalojmë tragjedinë e gjymtimit të vajzave të reja?”- pyeti ai, duke iu referuar prerjes rituale të organit gjenital të jashtëm të një vajze. “Është e tmerrshme që sot ekziston një praktikë që njerëzimi nuk është në gjendje ta ndalojë. Është një krim. Është një vepër kriminale!”

Françesku po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me të drejtën e grave. Ai u pyet nëse i mbështet protestat në Iran të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohej se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së vendit për gratë.

Françesku nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por dha një denoncim të gjatë sesi gratë në shumë kultura në mbarë botën trajtohen si qytetare të klasit të dytë ose më keq dhe tha: "Ne duhet të vazhdojmë ta luftojmë këtë sepse gratë janë një dhuratë".

"Perëndia ... krijoi dy të barabartë: burrin dhe gruan", tha Papa.

Françesku ka bërë më shumë se çdo papë për t'u dhënë më shumë role vendimmarrëse grave në kishë. Ai ka emëruar disa gra në postet kryesore qeverisëse, duke përfshirë numrin 2 në administratën shtetërore të qytetit të Vatikanit, si dhe disa role të tjera drejtuese të rangut të lartë. Ai gjithashtu ka emëruar gra – gra laike dhe motra fetare – si këshilltare në zyrat e Vatikanit të dominuara nga klerikët meshkuj, përfshirë atë që zgjedh peshkopët.

“Kam parë në Vatikan se sa herë që një grua hyn për të punuar, gjërat përmirësohen”, tha ai.

Ai tha se shoqëria do të bënte mirë të ndiqte shembullin, duke vënë në dukje se Argjentina e tij e lindjes mbetet një kulturë "macho", porse qëndrime të tilla "vrasin" njerëzimin.

“Një shoqëri që i shfuqizon gratë nga jeta publike është një shoqëri që varfërohet”, tha ai.

Françesku u pyet gjithashtu për rastet e reja të abuzimit seksual të klerit dhe mbulimit që janë shfaqur në kishën franceze, me prova se një peshkop u lejua të tërhiqej në heshtje në vitin 2021, pavarësisht se ishte shpallur fajtor nga një hetim kishtar se kishte abuzuar shpirtërisht dy të rinj, duke i bërë të zhvishen gjatë rrëfimit. Më shumë viktima thuhet se janë paraqitur që kur u raportua për herë të parë skandali.

Françesku nuk u përgjigj kur u pyet nëse sanksione të tilla kishtare duhet të bëhen publike në vijim. Por këmbënguli se kisha ishte në rrugën e duhur, madje duke rishikuar hetimet e këqija kanonike të së kaluarës dhe duke i ribërë ato. Ai tha se kisha ishte e përkushtuar që të mos fshehte abuzimin edhe nëse ka ende disa në kishë "që ende nuk shohin qartë, që nuk ndajnë" nevojën për drejtësi.

“Është një proces që po e bëjmë me guxim dhe jo të gjithë kemi guxim”, tha ai. "Ndonjëherë ekziston tundimi për të bërë kompromise - ne jemi të skllavëruar nga mëkatet tona”.

Por ai tha se qëllimi ishte drejt qartësisë së mëtejshme, duke vënë në dukje se kishte marrë së fundmi dy raporte nga viktimat që ankoheshin për abuzimin e tyre dhe se si rastet e tyre ishin "mbuluar dhe më pas nuk ishin gjykuar mirë nga kisha".

“Unë menjëherë thashë 'Studio këtë përsëri, bëj një gjykim të ri'. Kështu që ne tani po rishikojmë gjykimet e vjetra që nuk ishin bërë mirë", tha ai. “Ne bëjmë atë që mundemi. Ne jemi të gjithë mëkatarë”.