Edhe pantoflat njësoj si makinat, mund të parkohen vetë, në vendin e duhur tek këpucët. Kjo risi vjen nga Japonia, dhe është shpikur nga Nissan.
Kompania ka përdorur teknologjinë ProPilot të makinave të veta edhe në përdorimin e përditshëm.
Një hotel japonez në fakt ua ka vendosur në dispozicion klientëve produkte me teknologji të tilla, si pantofla, tavolina e jastëkët e dyshemeve që rregullohen vetë.
Në pamje të parë, ProPilot Park Ryokan duket si një hotel tradicional japonez, pantoflat të vendosura në rresht në hyrje dhoma tatami të mobiluara me tavolina të ulëta, dhe jastëk mbi dysheme të rregulluara në mënyrë perfekte.
Eveçanta e këtyre hoteleve ryokan është se pantoflat, tavolinta dhe jastëkët janë të një versioni të veçantë teknologjike autonome, ProPilot Park në Nissan. Kur nuk i përdor mjafton të shtypësh një buton dhe automatikisht ato kthehen në pozicionin e tyre.
-
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Aeroplanin e lëshojnë rrotat e përparme në aeroportin e Frankfurtit
-
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia