Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pandat nuk janë më specie në rrezik, thonë në Kinë

Pandat gjigante nuk klasifikohen më si specie të rrezikuara por janë ende të cenueshme, zyrtarë të Kinës kanë thënë.

Kjo sepse numri i tyre në natyrë ka arritur në 1800, raporton BBC.

Ekspertët thonë se vendi ka arritur të shpëtojë kafshën e saj ikonë përmes përpjekjeve të gjata, përfshirë zgjerimin e mjediseve ku jetojnë.

Kina i konsideron pandat si thesar kombëtar, por po ashtu i ka përdorur ato si mjete diplomatike duke i huazuar në shtetet e tjera.

Klasifikimi i tyre si specie që nuk janë në rrezik vjen pas disa vjetësh pasi Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës e kishte fshirë këtë kafshë nga lista e specieve në rrezik dhe e kishte vendosur në “të cenueshme” më 2016.