Një nga spektaklet më të mëdha në botë të fishekzjarrëve, finalja e festivalit të përvitshëm veror në Gjenevë, ka tërhequr me mijëra vetë në qytet këtë fundjavë.
Spektakli mahnitës mbi liqenin e Gjenevës zgjati për 50 minuta dhe u shoqërua me një mori sekuencash muzikore. I krijuar 94 vite më parë, Festivali i Gjenevës është një shfaqje 10-ditore, që mbahet çdo vit në ditët e para të gushtit, duke pritur shumë koncerte dhe spektakle, performanca në rrugë dhe gara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë shfaqja më e rëndësishme turistike në Zvicër, me rreth 1.2 milionë njerëz që marrin pjesë në festival çdo vit, transmeton tch. Sipas zëdhënësit të festivalit, shumë turistë, kryesisht nga Lindja e Mesme, por edhe nga SHBA, Britania dhe Franca, marrin pjesë në shfaqjen që konsiderohet një ndër më të mirat në Evropë.
“Ky festival është ndërkombëtar, së pari sepse është i famshëm falë fishekzjarreve të tij muzikore që zgjasin për thuajse një orë. E në këtë festival ka aq shumë fishekzjarre sa nuk mund të shohësh diku tjetër në botë. Ndaj, ky është vendi i duhur për ata që i pëlqejnë fishekzjarret. Ata e dinë këtë dhe vijnë”, tha Bernard Cazaban, zëdhënës i festivalit.
Nga 3 deri më 10 gusht, masat e sigurisë janë përforcuar me pika kontrolli, e madje edhe barriera betoni nëpër rrugë, ndërkohë që disa zona janë mbyllur për qarkullimin. Këtë vit, për të parën herë, “jets”-at e famshëm të ujit të Gjenevës ishin pjesë e spektaklit. Vitin e ardhshëm, banorët e Gjenevës do të votojnë për të vendosur nëse festivali do të reduktohet në vetëm një javë, apo jo.