Misioni historik Chandrayaan-3, i cili u ul në sipërfaqen hënore dy ditë më parë, ka vendosur roverin e tij të vogël me gjashtë rrota në një ekspeditë eksploruese për të kuptuar më mirë përbërjen e terrenit të Hënës.
Agjencia indiane e Kërkimeve Hapësinore, ose ISRO, ka thënë se roveri doli me sukses nga anija kozmike të enjten duke u rrokullisur.
Agjencia publikoi gjithashtu një videoklip të shkurtër nga anija, e quajtur Vikram, që tregon roverin duke bërë daljen e tij të kujdesshme, raportoi CNN.
Misioni Chandrayaan-3 preku hënën të mërkurën duke e bërë Indinë vendin e katërt që me sukses kompletoi uljen e sigurt në sipërfaqen hënore. Anija po ashtu u ul më afër polit jugor të Hënës se çdo anije kozmike tjetër që është ulur.
Rajoni i polit jugor konsiderohet si hapësirë me rëndësi shkencore dhe interes strategjik për shkencëtarët të cilët besojnë se përmban depozita akulli.
Here is how the Lander Imager Camera captured the moon's image just prior to touchdown. pic.twitter.com/PseUAxAB6G
— ISRO (@isro) August 24, 2023
-
India publikon pamje nga poli jugor i Hënës
-
Roveri indian konfirmon praninë e sulfurit në Hënë
-
India synon të bëjë histori me ulje në pjesën jugore të Hënës
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi
-
“Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë