Kuriozitet

Pamje brenda shtëpisë që e ndërtoi një 13-vjeçar

Ajo që bëjnë shumica e adoleshentëve është të koncentrohen në ekranet e kompjuterëve dhe smartfonëve, por jo Luke. Ai vendosi të tregohet më kreativ.

13-vjeçari shpjegon gjithçka se si kishte dëshirë të zjarrtë për t'i ndërtuar vetes një shtëpi.

Pas shumë planifikimesh dhe kërkimesh, Luke i cili jeton në Iowa, finalizoi idenë e tij duke e bërë realitet.

Atij iu desh rreth një vit për të marrë të gjitha fondet e nevojshme, si dhe materialet për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave. Ai bëri mbledhje fondesh dhe bëri gjithçka që mundi për të rritur investimin, ashtu si një CEO i vërtetë.

Image

Ai mori pak ndihmë për elektricitetin përreth shtëpisë nga një djalë të cilin e ndihmoi të pastronte garazhin e tij për të.

Ajo që është interesante, shtëpia është ndërtuar me 75% material të riciklueshëm dhe gjërave të mbetura nga shtëpia e gjyshes së tij. Megjithatë, dera e përparme ishte dhuratë nga xhaxhai i tij.

Shtëpia ka energji elektrike, por nuk ka hidraulik, kështu që nuk ka ende dush apo tualet.