Lokacioni ku tradicionalisht mbahet festivali i famshëm i Kanës, dhe ku dominon eleganca dhe glamuri i sjellë nga parakalimi i yjeve mbi qilim të kuq, është transformuar në qendër vaksinimi në përpjekje të Francës për ta avancuar vaksinimin e popullatës.
E hapur të dielën më 9 janar, në këtë qendër të improvizuar e cila është pjesë e ndërtesës “Palais des Festivals et des Congres”, kryhet vaksinimi i punonjësve shëndetësorë dhe kujdestarëve mjekësorë të moshës 50 e më lartë, si dhe për personat që janë më të ri në moshë por kanë faktorë komorbiditeti.
Besohet se në këtë qendër do të mund të vaksinohen rreth 100 persona në ditë.
Para shpërthimit të COVID-19, pallati i festivaleve i ka mirëpritur të famshmit nga mbarë bota në festivalin ndërkombëtarë të filmit në Kanë, ngjarje kjo e përvitshme e cila mbahej në pranverë. Por vitin e kaluar, Franca u ballafaqua me karantinën e parë kombëtare, dhe si pasojë edicioni i fundit i festivalit u desh të anulohej.
Atëkohë, kjo ndërtesë e famshme në rivierën franceze, u shndërrua në strehimore për personat e pastrehë.
-
Në kohën e pandemisë, qendra ku mbahet festivali i Kanës i ka hapur dyert për të pastrehët
-
Franca kthen bartjen e maskave
-
Fëmijët francezë presin në radhë për vaksinim
-
Iniciativa e shtëpisë publike në Vjenë: Vaksinohu dhe futu në bordel për 30 minuta pa pagesë
-
Zelanda e Re me festival nxit vaksinimin masiv