Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Iniciativa e shtëpisë publike në Vjenë: Vaksinohu dhe futu në bordel për 30 minuta pa pagesë

Një shtëpi publike në Vjenë ka dal më idenë për të rritur vizitat dhe numrin e të vaksinuarve.

Shtëpia publike “Fun Palast” ofron vaksinim falas për COVID-19, e kushdo që bindet të imunizohet ka mundësinë që për 30 minuta të qëndrojë në saunën e këtij bordeli me një nga vajzat që zgjedh vetë.

Sipas të dhënave të deritashme, 64 për qind e popullatës në Austri është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, e ata që nuk janë të vaksinuar e kanë të ndaluar të vizitojnë kafiteritëm restorantet, sallonet e bukurisë e të tjera.

“për shkak të pandemisë kemi regjistruar rënie prej 50 për qind, por me këtë iniciativë shpresojmë që n umri i të rritet”, thuhet në njoftimin e “Fun Palast”.

E menaxheri i kësaj qendre, ka treguar edhe arsyet për këtë iniciativë.

Edhe Austria prezanton një lotari për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen Botë Austria prezanton një lotari për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen

“Shikova statistikat dhe lexova se na duhet rreth 70/75 për qind për të arritur imunitetin e tufës, por aktualisht jemi vetëm në 63 për qind. Më pas në statistika vura re se shumë burra, me prejardhje migrante, praktikisht refuzojnë vaksinimin ose nuk e dinë se mund të vaksinohen. Meqenëse ne po tërheqim këtë grup të synuar, vendosëm të ngremë këtu një ‘klinikë vaksinimi’”, tha Peter Laskaris.

Funksionimi i shtëpive publike në Austri është legal. \klix

Image