Policia në Ontario ka thënë se një tufë prej 44 delesh që u arratisën nga ferma e pronarit të tyre, u gjetën dy ditë më vonë në një rrugë, raportoi të dielën “Upi”.
Policia provinciale e Ontarios ka thënë se 44 delet u zhdukën të martën nga zona Day Road/County Road 10 në Beckwith Township. Autoritetet kanë njoftuar në rrjetet sociale se delet janë kthyer në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
"Pronari na kontaktoi sot pak pas mesditës dhe tha se delet ndodheshin në rrugë pranë banesës së tyre në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjitha janë llogaritur", thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej bëhet e ditur se nuk ka prova që ato janë vjedhur.