Qeveria e Norvegjisë ka bërë të ditura planet për ndërtimin e tunelit të parë në botë për anije, i cili do të kalojë përmes gadishullit Stad në perëndim të vendit në gjatësi prej 1.700 metrash, transmeton kp.
Në tunel do të qarkullojnë anije udhëtarësh dhe anije me ngarkesa, në mënyrë që t’i shmangen kalimit pranë gadishullit, përmes pjesës së rrezikshme të detit.
Ndërtimi i tunelit pritet të zgjasë tre deri në katër vjet, ndërsa do të kushtojë 315 milionë dollarë.
Gjatë ndërtimit inxhinierët duhet të nxjerrin tetë milionë tonë gurë.
Tuneli pritet të hapet në vitin 2023.
Lexoni edhe: Norvegjia dëshiron të ndërtojë tunelin e parë në botë për anije
Artikuj të ngjashëm
-
Norvegjia dëshiron të ndërtojë tunelin e parë në botë për anije
-
Një tunel rekord po ndërtohet nën det nga Danimarka në Gjermani
-
Danimarka dhe Gjermania po ndërtojnë tunelin nënujor më të gjatë në botë
-
Pamje mahnitëse të tunelit nënujor në Ishujt Faroe
-
Megatunelet nëntokësore që rivizatojnë hartën hekurudhore të Evropës