Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Njihuni me robotin në formë të qenit që u bën ballë goditjeve

Një robot në formë të qenit ka mësuar si të “këndellet” pas goditjeve. I quajtur Jueying, roboti me katër këmbë, përdor aftësitë e mësuara për t’iu përgjigjur reagimeve të jashtme. Ai merr formën pak momente pasi është goditur.

Roboti është krijuar në formë që t’u bëjë ballë sulmeve apo goditjeve të rënda. Projekti kishte filluar duke përdorur një softuer që drejtonte një version virtual të qenit robot.

Filmimet tregojnë kur roboti me katër këmbë tërhiqet, goditet dhe shtyhet mirëpo iu përballon dhe kthehet në pozitën fillestare, shkruan dailymail.

Shkencëtarët janë duke zhvilluar robotë me veprime të tilla mbrojtëse, me lëvizje elastike si dhe bëhet e ditur se janë duke tentuar që Jueyingut t’i japin mundësi për manovrime të tjera.

Jueyingu është krijuar me studiuesit e Universitetit Zhejian dhe Edinburgut.

 

Researchers have devised a new deep reinforcement learning architecture that can combine pre-learned skills to create new sets of skills on the fly, which was tested in simulations and a four-legged robot. Learn more in Science Robotics: https://fcld.ly/5o3arky

Posted by Science on Wednesday, December 9, 2020