Kuriozitet

Njeriu që shkrepi nga një foto në orën 12:34, çdo ditë, për 10 vjet

Kur Samuel Ryde e bleu telefonin e parë të mençur më 2012, ai filloi një projekt për të fotografuar çfarëdo që bënte në orën 12:34 çdo ditë, shkruan BBC.

Ai planifikoi ta përfundojë projektin brenda një viti, por më pas vendosi që të vazhdonte të shkrepte fotografi në atë orë.

Më shumë se 10 vjet më pas, artisti 40-vjeçar nga Londra ka thënë se ai ka dokumentuar përditshmërinë e jetës së Londrës.

Ai u shpreh se dëshiron që këtë projekt ta vazhdojë deri sa të jetë gjallë.