Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Njeriu që kaloi 19 vjet në komë, vdiq në moshën 57-vjeçare

Terry Wayne Wallis i cili ka kaluar 19 vjet në komë, duke rifituar vetëdijen në vitin 2003, ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Wallis, nga Big Flat në Arkansas, ishte i përfshirë në një aksident me veturë në vitin 1984, duke e lënë atë në koma, gjashtë javë pas lindjes së vajzës së tij, shkruan NBC News.

Ai ishte minimalisht i vetëdijshëm, por mjekët besonin se do të mbetej përgjithmonë në koma. Në vend të kësaj, ai filloi të fliste në vitin 2003, duke besuar se nuk kishte kaluar kaq shumë kohë. Ai fillimisht njohu nënën e tij. më pas kërkoi për qumësht dhe pepsi, sipas raporteve të asaj kohe.

Ai u bë i njohur si “Njeriu që fjeti për 19 vjet”.