Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Njeriu më i gjatë në SHBA vdes në moshën 38-vjeçare

Igor Vovkovinskiy, njeriu më i gjatë në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në Minesota. Ai ishte 38-vjeçar. Familja e tij ka thënë se Vovkovinskiy, i lindur në Ukrainë, vdiq nga sëmundjet e zemrës në klinikën Mayo në Rochester. Nëna e tij, Svetlana Vovkovinska, një infermiere në Mayo, fillimisht postoi për vdekjen e tij në Facebook.

Vovkovinskiy lindi si një fëmijë që kërkonte trajtim, pasi pati probleme me tumorin. Ai u bë njeriu më i gjatë në SHBA me 2 metra e 34.5 centimetra.

Vëllai i tij më i madh, Oleh Ladan nga Brooklyn Park, ka thënë se Vovkovinskiy ishte një njeri i famshëm kur mbërriti nga Ukraina për shkak të madhësisë së tij. Por Ladan tha se Vovkovinskiy "do të kishte preferuar të kishte një jetë normale sesa të njihej".

Vovkovinskiy u shfaq në "The Dr. Oz Show" dhe u thirr nga presidenti Barack Obama gjatë një tubimi të fushatës në 2009, kur presidenti e vuri re pranë skenës i veshur me një bluzë që shkruante, "Mbështetësi më i madh i Obamës në botë".

Kur ishte 27 vjeç, Vovkovinskiy udhëtoi në New York dhe u shpall personi më i gjatë në Amerikë nga një gjykatës i rekordeve Guinness.

Vovkovinskiy ka lindur më 8 shtator 1982, në Bar, Ukrainë.

Image