Një zyrtar i lartë në Taxhikistan i shpalli boksin dhe sportet luftarake “pa rregulla, haram”, apo të ndaluara me ligjin islamik.
Saidmukarram Abdulkodirzoda, kryetar i Këshillit Islamik Ulema të Taxhikistanit, tha gjatë faljes së xhumasë në Dushanbe se sportet e tilla luftarake janë të ndaluara sepse mund “të dëmtojnë” shëndetin e njeriut.
“Sidomos boksi dhe sportet luftarake pa rregulla konsiderohen haram nga pikëpamja fetare, sepse mund të dëmtojnë shëndetin, ta bëjnë të paaftë dikë”, tha Abdulkodirzoda.
“Të gjitha llojet e lojërave dhe dueleve që bëhen për para, janë haram”, shtoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
FBK-ja ka “vërejtur” duhan e alkool në palestra, kërkon masa
-
Ndalohet MMA në Afganistan, talebanët e shohin tepër të dhunshëm
-
Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës
-
Në Beograd edhe Evropiani i taekwondos pa Kosovën
-
Federata Ndërkombëtare arsyetohet për vendimin diskriminues ndaj boksierëve të Kosovës