Një burrë ukrainas ka ndjekur lëvizjet e ushtrisë ruse falë kufjeve të Apple, të cilat rusët i kanë vjedhur në shtëpinë e tij, shkruan Times.
Ai ka qenë në gjendje të gjurmojë rishpërndarjen e trupave ruse në lindje të vendit falë kufjeve me valë, të cilat i janë vjedhur nga rusët.
Vitaly Semenets përdori funksionin “Find my” i disponueshëm në produktet e Apple për të ndjekur përparimin e kufjeve të vjedhura nëpërmjet teknologjisë Bluetooth.
Kufjet u morën nga Hostomeli, në fillim kur nisi pushtimi dhe kur forcat ruse po përpiqeshin të kapnin kryeqytetin.
Derisa trupat ruse u tërhoqën nxitimthi nga Kievi këtë muaj, Semenets gjurmo pajisjet derisa kalonin kufirin në Bjellorusi, duke përfunduar pranë qytetit të Gomelit.
Javën e kaluar kufjet kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putini po grumbullon trupat e tij për një sulm në Donbas.