Një vizitor në ishullin Mississippi ka gjetur një iPhone në ujë dhe ishte në gjendje ta kthente te pronari pasi zbuloi se pajisja ende po punonte edhe pse kishte një javë që ishte nën ujë.
Erin Skaggs nga Gulfport tha se e kishte humbur telefonin në ujë gjatë Ditës së Memorialeve në ishullin Horn.
“Mendoja që ishte betejë e humbur”, ka shkruar Skaggs në Facebook. Ajo ka thënë se menjëherë ditën tjetër kishte blerë një telefon tjetër, shkruan Upi.com.
Cody Lowe tha në Facebook se ai e kishte vizituar ishullin Horn të dielën se ai e kishte gjetur telefonin në ujë. Ai pasi e kishte nxjerrë atë kishte provuar ta ndezte, dhe ishte befasuar kur e kishte parë që vërtetë ishte ndezur.
Lowe ka postuar fotografinë e telefonit të ndezur ku shihej Skaggs dhe burri i saj, dhe ishte shpërndarë qindra herë derisa e kishte kapur vëmendjen e Skaggsit.
Edhe
iPhone iu kthye pronarit pas 10 muajsh që kur ra në ujë
Skaggs ka thënë se ishte shumë e lumtur që i ishte kthyer telefoni pasi thotë se ka pasur shumë fotografi.
“Faleminderit Cody Lowe. Faleminderit për të gjithë të cilët më kanë shkruar për të më treguar”, ka thënë ajo.