Një shtëpi në Florida do të dalë në shitje në ankande javën e ardhshme si token i pakëmbyeshëm (NFT), që besohet se është hera e parë që një shtëpi në SHBA shitet si NFT, raporton agjencia AP.
NFT është token i pakëmbyeshëm, ndërsa përdor një version të teknologjisë të enkriptimit për të siguruar se që të krijohen objekte digjitale të veçanta. Teknologjia ofron krijimin e një lloj certifikata të autenticitetit, duke lejuar pronësinë në diçka që përndryshe mund të shumohet pafundësisht.
Në rastin e shtëpisë katërdhomëshe në Gulfport të Floridas, një kompani e patundshmërive, Propy, do të bëjë NFT të drejtat e pronësisë së shtëpitë dhe do të mbajë një ankand online, ku oferta fillestare do të jetë 650 mijë dollarë.
Kthimi i të drejtave të pronësisë në NFT do të lejojë pronarët të shesin një shtëpi shumë më shpejt, thotë Leslie Alessandra, pronarja aktuale e shtëpisë.
Christopher Vasilakis, një punonjës në patundshmëri dhe ekspert i realitetit virtual, ka thënë se nuk është e qartë nëse vlera e shtëpisë e lidhur në NFT do të ndikohet nga tregu i kriptovalutave.
-
Platforma NFT po i nxit mijëra përdorues të blejnë dhe shesin
-
Çka është NFT-ja, obsesioni më i fundit në internet
-
Blerja e “e çmendur”, paguan 500 mijë dollarë për një shtëpi virtuale
-
Trump: Së shpejti me 5 milionë dollarë kushdo mund të bëhet qytetar i SHBA-së
-
Monedha e rrallë amerikane shitet për gjysmë milioni dollarë