Një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje pasi ka marr pjesë në një rreng, që ishte filmuar për YouTube, raporton BBC.
20-vjeçari raportohet se kishte marrë pjesë në një vjedhje, që ishte rreng, për YouTube.
Dëshmitarët kanë treguar se Timothy Wilks dhe një shok i ishte afruar një grupi të personave jashtë një parku familjar në Nashville, ndërsa kishin në duar thika të mëdha.
Wiliks më pas u qëllua nga një 23-vjeçar, që i tha policisë se nuk ia kishte idenë se ishte “rreng” dhe se po vepronte në vetëmbrojtje.
Shoku i Wilksit i ka thënë policëve se “rrengu” ishte për një video në YouTube.
Edhe
Dënimi me vdekje do të kërkohet ndaj të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk
Asnjëri nuk është arrestuar për këtë vrasje.
Disa familje kanë qenë brenda parkut, në momentin kur ndodhi incidenti rreth orës 21:20 me kohë lokale mbrëmë.