Policia në Uashingtonit ka thënë se një raketë e vjetër e ndryshkur e gjetur në garazhin e një vendasi, është një raketë bërthamore inerte.
Të mërkurën, një muze ushtarak në Ohio thirri policinë për të raportuar një ofertë që kishte marrë për një dhuratë të pazakontë.
Policia më pas dërgoi një skuadër bombe në shtëpinë e dhuruesit.
Policia ka deklaruar se pajisja është "në fakt një Douglas AIR-2 Genie, një raketë që është projektuar për të mbajtur një kokë bërthamore".
Megjithatë, nuk e kishte pjesën tjetër të bashkangjitur, që do të thotë se nuk kishte ndonjë rrezik shpërthyes.
Personi që e deshi ta dhuronte atë ka treguar se raketa i përkiste një fqinji i cili vdiq, por që më pas policia e kishte lënë te personi për ta ruajtur e që më vonë ta dërgonte në muze.
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
-
Drita e dyshimtë në qiell alarmon amerikanët
-
Doli për të punuar prapa shtëpisë, hasë në granatë dore brenda oborrit
-
Gjenden dy mjete të pashpërthyera, FSK-ja intervenon