Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një minivarkë e ndërtuar nga studentët udhëtoi nga SHBA-ja në Angli

Një “minivarkë” e bërë nga nxënësit e tri shkollave të Rohde Island u vendos në Oqeanin Atlantik dhe u la në plazh britanik 10 muaj më vonë.

Varka, e quajtur Inspiration, u bë nga studentë në Central Falls High School, Veterans Memorial Elementary dhe Raices Dual Language Academy, të gjitha shkollat e vendosura në Central Falls.

Varka u ndërtua në mënyrë të detajuar nga nxënësit e shkollës fillore dhe instrumentet, përfshirë gjurmuesit GPS, u vendosën nga nxënësit e shkollave të mesme. Projekti u organizua nga Shkolla e Oqeanografisë e Universitetit të Rhode Island për të ndihmuar në mësimin e fëmijëve rreth oqeanit.

“Kjo varkë ishte pothuajse një mesazh në një shishe. Kishte shumë informacione për Central Falls dhe për shkollat dhe fëmijët që ndihmuan në ndërtimin e saj”, tha për WPRI-TV Andrea Gingris, ndihmës drejtor i angazhimit publik në URI-GSO.

Minivarka u vendos në Oqeanin Atlantik në mars 100 milje larg bregut të Rhode Island nga R/V Endeavour, anija kërkimore e Universitetit të Rhode Island.

Velat e anijes së vogël e bartën atë përtej oqeanit në 10 muaj dhe në nëntor u gjet në një plazh në Christchurch, Angli.

Edhe Vajza 7-vjeçare vdiq nga përmbytja e varkës së nisur drejt Kanalit Anglez Botë Vajza 7-vjeçare vdiq nga përmbytja e varkës së nisur drejt Kanalit Anglez

Udhëzimet e përfshira në bordin e varkës i udhëzuan gjetësit ta sillnin atë në një shkollë aty pranë, e cila doli të ishte shkolla fillore Tiptoe në Lymington.

Studentët që ndërtuan varkën ishin në gjendje të bisedonin me video me një klasë në Tiptoe të enjten në mëngjes për të folur rreth projektit.