Besohet të jetë një krijesë mitike që fshihet diku në veri-perëndim të Shteteve të Bashkuara, por a ka përfunduar krijesa e quajtur “Këmbëmadhi” në Indonezi.
Në këtë video të publikuar nga Daily Mail kështu duket, transmeton KJ.
Pamjet e filmuara në jug-lindje të vendit aziatik tregojnë një krijesë gjigante që ecën drejt ujëvarës në kodrën plot me pemë.
Megjithatë nuk shihet me qartësi të plotë se çfarë është krijesa e filmuar, edhe pse teoricienët konspirativë besojnë se është një qenie e vërtetë jonjerëzore.