Një grua nga Georgia ka mbetur e habitur kur ka gjetur një tufë prej të paktën 100,000 bletësh që jetonin në shtëpinë e saj – për të dytën herë.
Lisa Ohrmundt jeton në Decatur prej 14 vjetësh dhe i kishte thënë CNN-it se i duhej të hiqte bletët nga shtëpia e saj katër herë.
“Katër vjet më parë, në maj 2017, nxorëm një koshere vërtet të madhe jashtë, disa vjet më vonë nxorëm një më të vogël, pastaj pas një jave nxorëm një më të vogël dhe tash është kjo... shpresoj se do të jetë përfundimi i madh ky”, ka thënë ajo.
Ohrmundt ka thënë se i zbuloi bletët pasi i vërejti që po fluturonin përreth dhe jashtë shtëpisë dhe më pas që zhdukeshin.
Ajo ka thënë se një fqinj i ka treguar se edhe pronari i mëhershëm i shtëpisë së saj duhej që të nxirrte bletë për shkak të shumimit të tyre si në rastet që i ndodhën asaj.
-
Gjenden 6,000 bletë brenda murit të një shtëpie në SHBA
-
Mbi 30.000 bletë “pushtojnë” një veturë në Angli
-
Një grua në Georgia gjen 18 gjarpërinj në dhomën e gjumit
-
250 milionë bletë ikin nga kosheret pasi kamioni që i transportonte përmbyset
-
Pse bletët “pushtojnë” objektet në pranverë dhe çka duhet të bëni në këto situata