Në fillim erdhi në jetë Alessandro, 24 dhjetorin e kaluar nga një nënë italiane dhe më pas, më 22 shkurt, Andrea.
”Një ngjarje e pazakontë për lindjen e binjakëve”, pohon për medien një drejtuese e maternitetit në veri të Italisë, aty ku u regjistruan edhe dy lindjet.
Nëna 40-vjeçare u shtrua në mënyrë urgjente në spital në dhjetor të 2018 dhe më pas erdhi në jetë Alessandro në javën e 24-t të nënës, foshnja premature me peshë 800 gramë.
Në sajë të stafit mjekësor, placenta është ruajtur e paprekur dhe binjaku tjetër ka mundur të vazhdojë të rritet në barkun e nënës, transmeton atsh.
Historia, shumë e komplikuar nga pikëpamja mjekësore, pati një ecuri të kënaqshme, kur 60 ditë më vonë erdhi në jetë Andrea me peshë normale 3 kilogramë në javën e 33-të të shtatzënisë së nënës.
‘’E gjithë familja gëzon shëndet të mirë dhe do të largohet nga spitali për disa ditë’’, sqaroi drejtuesja e ‘’Fondacionit për Fëmijën dhe Nënën’’ e qytetit të Monzas (pranë Milanos), që menaxhon maternitetin. Kjo është hera e parë që shohim një rast të tillë, shtoi ajo.
-
Binjakët kanadezë hyjnë në “Guinness” si foshnjat e lindura më parakohshëm në botë
-
Lindin binjakë, njëri në 2021-n, tjetri në 2022-n
-
Foshnja nga Alabama thyen rekordin, u lind para kohe dhe është e shëndetshme
-
Lind në Amerikë foshnja mbi 6kg, ia veshin rrobat e një fëmije 9-muajsh
-
Mrekullia e jetës, binjakët vijnë në jetë 20 minuta pas tërmetit shkatërrimtar