Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një derr hyn në “Guinnes” për përfundimin e 16 trukeve në një minutë

Një derr gini i Karolinës së Veriut ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness” pasi u bë derri i parë që ka arritur t’i përfundojë 16 truke në një minutë.

Gwen Ford tha se të martën është lajmëruar nga libri i rekordeve se kafsha e cila ajo e mbanë, Coco, zyrtarisht vendosi rekordin për truke të kryera për një minutë, shkruan Uppi.

Ford tha se Coco kreu 18 truke në përpjekjen e tij zyrtare në mars, por “Guinness” pranoi vetëm 16 truke. Totali ishte i mjaftueshëm për të kaluar objektivin prej 14 të vendosura na grupi i rekordeve.

“Gwen e ka ushqyer dhe më vonë e ka adoptuar atë nga një strehë kafshësh në dhjetor të vitit 2018. Për shkak të bollëkut të energjisë dhe kuriozitetit të Cocos, Gwen filloi ta stërvite atë përmes një programi të certifikimit të trukeve. Ai shpejt mësoi 70 truke dhe u bë një kampion i certifikuar “Trick Guinea Pig”.