Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një blogere tregon se si ju mbyll syri pas përdorimit të botoksit

Blogerja nga Chicago, Whitney Buha, ka treguar historinë e saj personale për rrezikun nga ndërhyrjet kozmetike.

Historia filloi para tri javësh kur ajo ndau në Instagram një vizitë për të bërë botoks si zakonisht dhe e gjitha shkoi gabim.

Buha, e cila ka blogun e saj “Something Whitty”, ka treguar se një injektor me proteinë i cili u vendos gabimisht afër syrit të saj, bëri që syri i majtë të zvogëlohet, ndërkaq i djathti të jetë shumë i hapur.

“Kjo është shumë e turpshme, dhe unë vërtetë nuk dua ta tregoj këtë por të gjithë po më thonë ‘a mund ta shohim këtë të lutëm’. Nuk e dija që kjo është e mundshme”, tha ajo përmes një video të cilën e kishte postuar në Instagram, duke treguar diferencën dramatike mes madhësisë së syve të saj.

Ajo shpjegon se pasi e kishte vërejtur se çfarë kishte ndodhur ajo ishte kthyer në klinikë përsëri për të marrë më shumë ose për të hequr duke pretenduar ta kthente syrin siç e kishte pasur, por krejt e kundërta kishte ndodhur.

Edhe Injeksioni revolucionar në sy ia ktheu shikimin pacientes që vuante nga hipotonia Lifestyle Injeksioni revolucionar në sy ia ktheu shikimin pacientes që vuante nga hipotonia

“Saherë që kthehesha, kjo po ndodhte”, tha ajo e dëshpëruar.

Që prej herës së parë që kishte ndodhur ajo i ka mbajtur të informuar ndjekësit e saj lidhur me progresin e shënuar.