Një aeroplan i kompanisë “Chair” në linjën Cyrih-Prishtinë ka bërë sot simbolin e zemrës në hapësirën ajrore të Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin në momentet e vështira të përballjes me koronavirusin.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) përmes një postimi në Facebook.
“Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih - Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e ASHNA-s.
“ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën. Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, përfundon njoftimi.
Ndërkohë për rastin ka shkruar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Edhe
Aeroporti i Zurichut i stërngarkuar, vonohen edhe udhëtarët nga Kosova
“Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID19. Kërkoi leje nga kulla; leja ju dha. Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
{gallery}
-
“Incident serioz” në Aeroportin e Prishtinës, aeroplanit për Gjenevë i del vetura në pistë
-
Sytë e KFOR-it në qiellin e Kosovës
-
Kaos në aeroplanin Zuerich – Prishtinë, tymi futet brenda, pasagjerët hapin dyert
-
Rrezikohet shërbimi 24-orësh në Aeroportin e Prishtinës, po ikin kontrollorët e trafikut ajror