Kuriozitet

Një 4-vjeçar thërret policinë për t’ia shikuar lodrat, merr përgjigje pozitive

Një thirrje emergjente nga një 4-vjeçar në Zelandën e Re duke i kërkuar policisë që të shkonte dhe të shikonte lodrat e tij, rezultoi në përgjigje të vërtetë dhe konfirmim nga një polic se lodrat ishin vërtetë shumë të mira.

Policia ka shpërndarë audion e thirrjes në rrjete sociale bashkë me një foto të djaloshit duke qeshur dhe i ulur mbi veturën e policisë, teksa theksoi se ndërsa nuk inkurajojnë fëmijët të thërrasin numrin emergjent, kjo ngjarje ishte “shumë e lezetshme për të mos u shpërndarë”.

Thirrja fillon me: “Policia, ku është emergjenca?”

Pas një pauze djaloshi duke hezituar thotë: “Përshëndetje”, dhe më pas, “Zonja police?”

“Po”, përgjigjet, e më pas vazhdon: “Çfarë po ndodhë?”

“A mund të të them diçka?”, pyet djali dhe pasi i përgjigjen se mundet, ai vazhdon: “Kam disa lodra për ju.”

“Ke disa lodra për mua”, vazhdon të flasë pranuesi i telefonatës.

“Po. Eja dhe shikoji ato”, përgjigjet djali.

Një burrë më pas merr telefonin dhe konfirmon se thirrja u bë gabimisht dhe se 4-vjeçari po ndihmonte ndërsa nëna e tij ishte sëmurë, shkruan AP.

Një patrullë policie niset atje, pasi i thuhet se: “Është një 4-vjeçar që po kërkon t’ia tregojë policisë lodrat e tij”.